Franca ka mbërritur në Milano, ku sot në mbrëmje do të përballet me Italinë në Nations League, mes zërave për një “çështje Mbappé” të mundshme. Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke e shpjeguar mungesën si pasojë e një dëmtimi.
“Ai nuk do të jetë i disponueshëm kundër Italisë. Ndjeu pak dhimbje dhe politika jonë është të mos marrim asnjë rrezik, pavarësisht se për cilin lojtar bëhet fjalë. Është për të ardhur keq. Nuk është situata ideale, por është thjesht pjesë e lojës. Nuk ka absolutisht asnjë tension mes nesh,” tha Zizu.
“Lajmi i mirë është se ai dëshiron të qëndrojë me skuadrën, madje donte të luante sot, por ka një problem muskulor. Gjithsesi, ai është mirë dhe mund të jetë i gatshëm deri të dielën. Kjo është thjesht realiteti i situatës, duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur me ndeshje. Shëndeti i lojtarëve është prioriteti,” shtoi ai.
Ylli i Real Madrid nuk është i vetmi që mungon: “E njëjta gjë vlen edhe për Tchouameni e Thuram. Ata nuk qëndruan me ne sepse nuk do të ishin në gjendje të luanin as nesër, as të dielën. Qëllimi është të hedhim në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Edhe me këto mungesa, kemi lojtarë të aftë për të bërë një paraqitje të mirë”.
“Pavarësisht mungesave të shumta, do të kemi një skuadër konkurruese. Kaluam një mbrëmje të vështirë në ndeshjen e pare. E dimë se kur italianët vendosin të luajnë mirë, ata e bëjnë vërtet, veçanërisht në mbrojtje. Italia shkëlqen në këtë aspekt, është një skuadër shumë e fortë dhe trajner të mirë”, tha Zidane.
The post Zidane konfirmon mungesat: Në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, kemi një skuadër konkurruese appeared first on Telesport.
