Drejtori i SOZR-së, Ivica Tomovski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 deklaroi se “në kuadër të Qeverisë është formuar një grup pune i cili ka punuar në përgatitjen e një rregulloreje për targa speciale, targa me ngjyra”.
“Në kuadër të Qeverisë formuam një grup pune i cili punoi në përgatitjen e një rregulloreje për targa speciale, targa me ngjyra. E kemi përgatitur atë rregullore, e kemi dërguar për kontroll në Sekretariatin për Legjislacion, është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe e kemi miratuar në mbledhjen qeveritare – ajo është praktikisht në fuqi. Ajo që duhej të bëhej është që Ministria e Punëve të Brendshme të shpallë një tender për furnizimin me ngjyrat përkatëse, pasi nuk i kanë,” thotë Tomovski.
https://www.youtube.com/watch?v=WjONWz5ndsE
