Presidenti amerikan Donald Tramp ka mohuar pretendimet se SHBA-ja dhe Irani nuk po zhvillojnë më bisedime paqeje, duke thënë se dy vendet kanë qenë në komunikim vazhdimisht. Raportet që thonë se bisedimet janë ndalur disa ditë më parë janë “të rreme dhe të pasakta”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social. “Bisedimet mes nesh kanë vazhduar pa ndërprerje, përfshirë katër ditë më parë, tre ditë më parë, dy ditë më parë, një ditë më parë dhe sot. Ku do të çojnë, askush nuk e di, por siç i thashë Iranit ‘Është koha, në një mënyrë apo tjetër, të bëni një marrëveshje. Keni 47 vjet që e bëni këtë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më’”, thuhet në deklaratën e tij./Alsat.mk,

The post Tregtia / SHBA-ja ashpërson politikën appeared first on Alsat.