Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi përsëri se do të shkatërrojë urat dhe termocentralet iraniane, pavarësisht përpjekjeve për të rifilluar bisedimet diplomatike.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë unë kthehem dhe e përfundoj punën. Por kjo do t’u marrë një kohë të pafund për ta rindërtuar. Tashmë, do t’u duhen shumë vite për ta rindërtuar ndonjëherë”, tha Trump për “Fox & Friends” në një intervistë telefonike.
“Dhe nëse kthehem dhe e përfundoj punën, siç do të donin disa njerëz, me urat… shumë lehtë, mund t’i shkatërroj shumicën e urave të tyre në më pak se një orë, më pak se një orë”, shtoi ai.
Trump tha se mund të synonte edhe termocentralet.
“Gjëja më e vështirë për t’u ndërtuar është një termocentral. Gjëja më e gjatë për t’u ndërtuar është një urë”, theksoi ai.
Trump tha se do të shmangte sulmet ndaj impiantit të desalinizimit.
The post Trump kërcënon përsëri se do të hedhë në erë urat dhe termocentralet iraniane appeared first on Alsat.
