Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ndodhet në një situatë të brishtë dhe mund të shembet në çdo moment. Gjatë një deklarimi nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se marrëveshja aktuale mbetet e dobët dhe pa garanci të qarta për stabilitet afatgjatë.
Ai ngriti shqetësime edhe për uraniumin e pasuruar të Iranit, duke e cilësuar si material shumë të rrezikshëm. Sipas Trumpit, fillimisht kishte dakordim për largimin e tij, por më pas Teherani ndryshoi qëndrim.
Presidenti amerikan shtoi se në situata konfliktesh vendimet ndryshojnë shpesh, por theksoi se SHBA-ja ka plan të gatshëm për çdo zhvillim të mundshëm. Në fund, ai komentoi edhe për grupet aleate në rajon, duke thënë se Uashingtoni ka pritur më shumë bashkëpunim në çështjet e sigurisë dhe armatimit.
