Brendi italian i modës Trussardi zyrtarisht mbërrin në Maqedoni me hapjen e dyqanit të tij të parë monobrand më 21 maj 2026 në Ramstore Mall, në përdhes.

Salloni i ri do të ofrojë një koleksion të përzgjedhur me kujdes të veshjeve dhe aksesorëve për meshkuj, si dhe një koleksion të aksesorëve prej lëkure për femra, të dallueshme për dizajn bashkëkohor, cilësi të lartë dhe elegancë italiane.
Me konceptin e tij më të ri „Gentle Society“, Trussardi paraqet një stil jetese të frymëzuar nga balanca, autenticiteti dhe vëmendja ndaj detajeve. Koleksionet janë krijuar për burra dhe gra moderne që vlerësojnë estetikën e rafinuar dhe funksionalitetin në përditshmëri.

Në hapësirën e re tregtare vizitorët do të mund të shijojnë një përzgjedhje të:
- koleksionit të veshjeve dhe aksesorëve për meshkuj;
- koleksionit të syzeve të diellit dhe parfumeve për meshkuj;
- çantave prej lëkure për femra dhe aksesorëve të modës;
- pjesëve bashkëkohore të frymëzuara nga lifestyle italian dhe eleganca urbane.

Hapja e sallonit të parë zyrtar të Trussardi paraqet një moment të rëndësishëm për skenën vendore të modës dhe sjell një përvojë të re premium fashion për adhuruesit e markave botërore të modës në Maqedoni.
Të gjithë adhuruesit e modës janë të ftuar më 21 maj në Ramstore Mall, ku do të kenë mundësi të parët ta përjetojnë tregimin e ri të Trussardi në Shkup.
The post Trussardi zyrtarisht mbërrin në Shkup në Ramstore Mall appeared first on Alsat.
