Federata e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave, përmes organizimit të Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për grupmoshat 2012, 2013 dhe 2014, një platformë e rëndësishme për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në të gjithë vendin.

Ndeshjet e Grupit B u zhvilluan në Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz, ku morën pjesë përfaqësueset rajonale të Tiranës, Shkodrës dhe Korçës. Performanca dominuese e Tiranës u reflektua edhe në rezultate, me dy fitore ndaj Shkodrës dhe Korçës. Në përballjen tjetër, Korça arriti një fitore të rëndësishme ndaj Shkodrës, duke siguruar kualifikimin për në fazën finale së bashku me Tiranën.

Rezultatet e Grupit B:
Tirana-Shkodra 10-0
Tirana-Korça 8-0
Korça-Shkodra 3-2

Në Grupin A, ndeshjet u zhvilluan në Fier me pjesëmarrjen e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Elbasanit, Durrësit dhe Gjirokastrës. Pas një gare të fortë dhe konkurruese, Fier dhe Elbasan siguruan vendin në finale.

Rezultatet e Grupit A:
Fieri-Gjirokastra 4-0
Durrësi-Elbasani 1-3
Fieri-Durrësi 4-0
Gjirokastra-Elbasani 0-4
Elbasani-Fieri 0-1
Durrësi-Gjirokastra 5-0

Në përfundim të kësaj faze, katër ekipet finaliste janë: Tirana, Korça, Fieri dhe Elbasani. Ndeshjet finale do të zhvillohen më 7 maj në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Ky turne shërben jo vetëm si një kompeticion sportiv, por edhe si një proces vlerësimi për ecurinë e programit të zhvillimit të futbollit të vajzave, si dhe për rishikimin e lojtareve të përzgjedhura gjatë sezonit. Përmes aktiviteteve të tilla, FSHF synon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit të vajzave në Shqipëri, duke investuar në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve që në moshë të hershme.

The post Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza. Finalet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”, ja 4 ekipet që do të garojnë për trofeun appeared first on Telesport.