Sezoni i fundit i Nico Williams tek Athletic Bilbao nuk ka qenë aspak i mirë. Sulmuesi anësor ka kontribuar me 6 gola dhe 7 asiste, por ka qenë i pafat me dëmtimet. Megjithatë, ai sërish do të jetë në Botëror me Spanjën.

Anësori i cili ishte shumë pranë transferimit te Barcelona verën e kaluar, por në fund rinovoi me baskët, duket se është bërë pishman dhe tani është gati të largohet. Sipas medieve spanjolle, është Liverpool që ka shprehur interes për Williams, i cili shihet nga të kuqtë si zëvendësuesi ideal i Salah.

23-vjeçari spanjoll ka treguar që është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit. Ai është nën kontratë deri në vitin 2035 me Athletic Bilbao dhe ka një klauzolë largimi 100 milionë euro. Por, The Sun zbulon se athletic është e gatshme për t’u ulur deri në shifrën 80 milionë euro.

The post U “tall” me Barcelonën. Liverpool gjen zëvendësuesin perfekt për Salah, kushton 100 milionë euro appeared first on Telesport.