Në Salt Lake City (Utah, Amerikë), u zhvillua sot eventi UFC-332 në artet marciale mikse (MMA). Një event interesant, ku spikaste dueli kryesor, ai për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) për femra.
Lufëtarja braziliane Natalia Silva (21 fitore, 5 humbje e 1 barazim në karrierë), mori titullin kampion bote të këtij Divizioni, që ishte vakant. Ajo mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve kinezen Wang Cong (10 fitore e 2 humbje në karrierë).
Në një duel të dueluar fort në të pestë raundet, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren luftëtares braziliane (49-47, 48-47, 49-46). si Silva ashtu dhe Cong zhvilluan një përballje të ekuilibruar dhe emocionuese, ku nuk munguan grushtet, kapjet e shkelmat.
Në këtë event dueluan edhe dy ish-kampionë bote, por që të dy dolën humbës. Kështu, Deiveson Figuiredo u mund me KO teknik nga Payton Talbott që në raundin e parë. Edhe veterani Rafael dos Anjos u mund me KO teknik në raundin e dytë nga Alexander Hernandez.
The post UFC-332/ Natalia Silva mposht Cung dhe merr titullin vakant të kampiones së botës në peshën “flyweight appeared first on Telesport.
