-Përfaqësues nga Shtabi Qendror i Krizës në këtë çezmë ngritën dolli për t’u treguar qytetarëve të Gostivarit se uji është i pijshëm. Por sa në realitet i besojnë kësaj? Ne sot zhvilluam një anketë në qytetin e Gostivarit dhe qytetarët na thonë se akoma kanë frikë të pinë ujë nga çezma, raporton Senat Zylbehari, gazetar.

“Nuk e nuk e përdori. Shumë rrallë e përdor. Thashë pijë kafe kështu, kafe me ujë pa gaz, ose gazuar ose pa gazuar”

“Për mua personalisht, nuk pi. Tani jo, për një kohë të caktuar. Deri kur, nuk e di. Duhet të verifikohet përsëri ajo, të shohim si do të jetë. E pastaj pas 10-15 ditësh, varet… Po frikësohemi, e shihni çfarë ndodhi. Një muaj me arka duke bartur ujë, se si jemi sajdisur në këtë vapë vetëm ju e dini. Kush nëpër fshatra me mbushur këtu. Se a është edhe atje e rregullt, Zoti e di. Po, por jemi sajdisur si kemi mundur…”

“S’e di vallah, tani nuk mund me pi. Tani s’kam besim. Tani mundet me pi, po tani këto ditë jo.

-A ke frikë? -Po. Dëgjo, ti je më i ditur nga mua, sot nuk besohet. Të kesh tëj të qartë gjënë.

“Po frikë ka çdo njeri e ka të tillë të mendjes së vet e ka domethënë. A unë për vete nuk frikohem. Shembull komuna sa e kanë bërë… gjënë mendoj detyrë jonë është, përgjegjësitë para nesh ata e kanë përdorur, edhe ne mund ta përdorim si popull i këtij qyteti”

“Po frikë ka çdo njeri sipas mënyrës së vet… mendjes së vet domethënë. Kurse unë për vete nuk frikësohem. Për shembull komuna sa e ka bërë… mendoj se detyrë e jona është, përgjegjësitë… para nesh ata e kanë përdorur, edhe ne mund ta përdorim si popull i këtij qyteti.”

“Nuk pimë, nuk pimë, akoma nuk kam filluar.”

Dje përfaqësues nga Shtabi qendror dhe lokal i krizës dhanë dritë jeshile që ujë në Gostivar mund të përdoret për pije. Për të garantuar qytetarët ngritën një dolli me ujë nga një çezmë afër komunës së Gostivarit.