Derisa u konfirmua si duel, 2 muaj më parë, askush nuk priste që Oleksandr Usyk të ndeshej me Rico Verhoeven. Tashmë koha për t’u ngjitur në ring erdhi dhe në fundjavë, dy luftëtarët do të duelojnë në Giza të Egjiptit.
Usyk është kampioni i unifikuar i peshave të rënda në boks, ndërsa Verhoeven është superylli i kikboksit. Edhe pse janë dy sporte të ndryshme, ukrainasi këmbëngul se e ka marrë shumë seriozisht sfiduesin holandez.
“Rico Verhoeven është një luftëtar i fortë, fizik dhe me përvojë. Ai nuk është aspak një kundërshtar i lehtë. Ai është një grushtues i fuqishëm dhe ndihet rehat duke ecur përpara dhe duke u angazhuar”, tha Usyk.
“Por ne e kuptojmë qartë stilin dhe pikat e tij të forta. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë, ka të bëjë me nivelet, kohën dhe inteligjencën në ring. Presim që ai të vijë agresivisht dhe të përpiqet të imponojë fizikalitetin e tij”, shtoi ukrainasi.
Më tej, kampioni i botës shtoi: “Jam përballur me sfida shumë më komplekse në karrierën time dhe jemi plotësisht të përgatitur për atë që do të sjellë Rico më 23 maj. Jam marrë më parë me kikboks, e njoh dhe admiroj Verhoven”.
Usyk është i pamposhtur në karrierën e tij profesionale në boks. “Ajo që ka rëndësi tani është të përballemi me sfida unike që shtyjnë kufijtë e sportit dhe krijojnë diçka të veçantë për tifozët. Por, ne qëndrojmë të përqendruar në boks dhe në qëllimet kryesore brenda sportit
“Të luftosh kundër një atleti të nivelit të lartë nga një disiplinë tjetër luftarake është pjesë e kësaj. Bëhet fjalë për të provuar përshtatshmërinë dhe inteligjencën, për të treguar se luftëtarët e vërtetë elitarë mund të operojnë në nivelin më të lartë”, shtoi ukrainasi.
Verhoeven konsiderohet gjerësisht si kikboksieri më i mirë i peshave të rënda në botë dhe dominoi sportin përpara se të linte kurorën e tij pas një mbretërimi të jashtëzakonshëm kampion në promovimin Glory që daton që nga viti 2013.
36-vjeçari ka njëfarë përvoje në boks, ai është stërvitur me trajnerin Peter Fury dhe në të kaluarën ka stërvitur edhe Tyson Fury. Ai ka pasur një ndeshje profesionale në boks, një fitore me KO në vitin 2014 ndaj Janos Finfera.
The post Usyk gati për duelin e 23 majit ndaj mbretit të kickboks: Sfidë unike, por objektivat e mi janë të tjerë appeared first on Telesport.
