Botërori i Formula 1 spostohet këtë fundjavë në Kanada, me garën që zhvillohet në pistën e Montreal. Një garë ku Ferrari shpreson të arrijë rezultate më të mira se në Majemi, tri javë më parë.
“Kanadaja është gjithmonë një garë e veçantë, me një atmosferë të shkëlqyer si në qytet ashtu edhe në pistë. Ne e dimë se sa mbështetje merr Ferrari këtu, përfshirë edhe nga shumë tifozë italianë”, tha Frederic Vasseur.
Më tej, shefi i “kokëkuqes” komentoi: “Nga një perspektivë sportive, Montreali nuk është kurrë i lehtë. Pista është shumë kërkuese për frenat, tërheqja është thelbësore kur dalin nga kthesat dhe kthesat e ngadalta”.
< em>“Dhe, këtë vit, moti dhe temperaturat e ulëta mund të shtojnë një shtresë tjetër kompleksiteti, veçanërisht me formatin sprint që na ofron pak kohë për t’u përgatitur
“Do të duhet të jemi gati që nga seanca e parë e provave, të përqendrohemi në ekzekutim dhe të shfrytëzojmë sa më shumë çdo mundësi gjatë fundjavës“, tha drejtori i ekipit Frederic Vasseur.
The post Vasseur: Ferrari duhet të shfrytëzojë sa më shumë çdo mundësi që krijohet në Kanada appeared first on Telesport.
