Në Barcelonë, ditën e diel, Ferrari u ngjit për të tretë herë në podium këtë sezon të Formula 1. Rezultat që i dha vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve, pas McLaren dhe përpara Mercedes e Red Bull.
Frederic Vasseur vlerësoi përparimin e ekipit për sa i përket performancës dhe rezultateve, por nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë. Ai vlerësoi disa risi që skuadra ka sjellë së fundi, duke ndihmuar pilotët në pistë.
“Edhe nëse ato ndihen pak mund të bëjë një ndryshim të madh për sa i përket rezultateve, sidomos karshi Mercedes e Red Bull. Ndërsa McLaren mbetet ende 2-3 të dhjetat përpara nesh”, tha Vasseur.
“Me gomat kemi ende probleme, por në Kanada do të jetë një histori tjetër. Asfalti do të jetë ndryshe, do të jetë më i ftohtë dhe këndet do të jenë të ndryshme. Ne nuk duhet të mendojmë se çfarë do të jemi të ndryshëm nga Barcelona
Më pas, drejtorit të ekipit foli për zhgënjimin e Hamilton në fund të garës: “Nuk ka nevojë për polemika. Unë di të them se kemi bërë hapa përpara, por te Ferrari nuk garojmë për të qenë të dytët”.
The post Vasseur: Risitë po na ndihmojmë, por te Ferrari nuk garojmë për të qenë të dytët appeared first on Telesport.
