Në përfundim të ceremonisë për dhënien e çmimit “qytetar nderi” nga komuna e Foggia, Roberto De Zerbi dha disa deklarata për shtypin e pranishëm: “Ndihem krenar që jam bërë zyrtarisht përfaqësues nderi i qytetit të Foggia. Një qytet me disa probleme sociale, të cilin gjithmonë e kam mbrojtur dhe përfaqësuar pozitivisht kudo.
Jam i lumtur që qyteti i Foggia ka menduar për mua, zakonisht këto nderime iu bëhen personave të fushave të ndryshme nga futbolli dhe sigurisht më të rëndësishëm, sepse janë më të angazhuar në territor dhe në çështje sociale”.
Ai komentoi gjithashtu edhe mbi titullin kampion të fituar nga Napoli dhe finalen e Champions League të humbur keq nga Interi: “Napoli e meritonte titullin. Kombëtarja italiane duhet të kualifikohet në Kupën e Botës, pas dy zhgënjimeve radhazi. Nuk e kam parë finalen e Champions-it, sepse isha me vajzën time në koncertin e Vasco Rossit në stadiumin ‘Olimpico’ të Torinos”.
Trajneri i Olympique Marseille foli më pas edhe për të ardhmen e tij, pas zërave që e lidhin me Interin, në rast se ndahen rrugët e zikaltërve me Simone Inzaghin: “Jam mirë në Marseille dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë nga klube të tjera”.
The post Interi, i interesuar për të? De Zerbi: Jam mirë në Marseille, asnjë telefonatë nga klube të tjera appeared first on Telesport.