Ferrari hyn në pushimin tre-javor që përfshin gushtin me dy vende të dyta, si në kampionatin e konstruktorëve (72 pikë pas Mercedes) ashtu dhe atë të pilotëve, me Lewis Hamilton që është 50 pikë pas Antonelli
Në 11 gara, Hamilton dhe Leclerc kanë arritur së bashku dy fitore, nga një secili, dhe nëntë podiume (5 për anglezin dhe 4 për monegaskun). Asnjë pole position, por tre starte në rreshtin e parë për Leclerc dhe një për Hamilton.
Krahasuar me të njëjtin numër garash në vitin 2025, kjo makinë ka fituar plot 97 pikë më shumë. Ka shenja inkurajuese, veçanërisht në garat e fundit dhe duke pasur parasysh përditësimet e ardhshme, por Mercedes ka pasur qartë një start më të mirë.
Drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, tha: “Mendoj se jemi paraqitur mirë, por mund të bënim edhe më mirë. Patëm një gjysmë të parë të sezonit ku ishim pak prapa Mercedes, por grumbulluam diçka si 100 pikë.”
“Pas Spanjës, mendoj se ne jemi ata që kemi shënuar më shumë pikë por nuk është e mjaftueshme. Nuk mund të lejojmë që fundjava si kjo në Hungari të na ikin, ku të premten ishim të parët dhe të dytët dhe pastaj përfunduam të katërtit dhe të pestit”, tha Vasseur.
The post Vasseur vlerëson Ferrari në mes të sezonit: Mirë, por mund të kishim fituar edhe më shumë appeared first on Telesport.
