Manchester United ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri në Premier League, pasi mundi 5-2 Ipswich në “Old Trafford”. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku pasi la pas dhe i tregoi “targën” Luke Shaw, ganezi Issahaku Fatawu asiston për Leif Davis dhe ky i fundit nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, nga pozicioni ku ishte. SHIKOGOLIN
Në minutën e 31-të, autori i golit, Leif Davis, i afrohet golit të dytë, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer këtë herë nga Senne Lammens.
Në minutën e 40-të, Bruno Fernandes do të barazonte shfirat 1-1. Pas një topi të humbur në mënyrë qesharake nga kundërshtari dhe asistit të Matheus Cunha, Fernandes tregoi gjithë klasin e tij, duke shënuar golin e parë për këtë sezon të ri. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Pjesa e dytë foli e gjitha për Manch ester United. Në minutën e 56-të, ishte Harry Maguire që bëri rolin e sulmuesit dhe shënoi golin e dytë për “Djajtë e Kuq”, duke i dhënë avantazhin. SHIKOGOLIN
Në minutën e 60-të, Matheus Cunha pengohet brenda në zonë, penallti për United. Godet si zakonisht Bruno Fernandes, topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 68-të, Bruno Fernandes konpleton tregolëshin e tij dhe golin e katërt për “Djajtë e Kuq”. Në minutën e 82-të, Bryan Mbeumo shënon golin e pestë me një parabël të bukur, pas asistit fantastik të Bruno Fernandes. SHIKOGOLIN4
Në minutat shtesë, Chuba Akpom shënon golin e dytë për miqtë. Rezultati final, Manchester United-Ipswich 5-2.
The post VIDEO: Man. United e bën sefte për këtë sezon, shkatërron Ipswich. Bruno Fernandes i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.
