Ylli argjentinas, Lionel Mesi vazhdoi të shkëlqente në Major League Soccer dhe shënoi dy gola të tjerë për ekipin e tij, Inter Majami. Kjo e fundit  vizitoi Nju Jork Sitin, por nuk tregoi aspak mëshirë duke fituar në udhëtim me rezultat të thellë 0-4.

Lojtari kryesor i ndeshjes padyshim se ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy super-gola, teksa dha edhe një asistim. Në minutën e 43-të, Messi dha një asistim për Baltasar Rodriguez, i cili shënoi për 0-1, ndërsa golin e parë e shënoi në minutën e 74-të, kur tregoi pak nga magjia që e ka shoqëruar për 20 vjet duke shënuar për 0-2. Pasi Luis Suarez shënoi në minutën e 83-të për ta bërë rezultatin 0-3, vetëm tre minuta më vonë ishte përsëri radha e Messit.

Kështu, Messi arriti golin e tij të 24-të dhe asistimin e 11-të këtë sezon në MLS, dhe kjo ishte hera e tetë që ai e përfundoi ndeshjen me dy gola në emrin e tij. Me këtë fitore, Interi siguroi një vend në fazën eliminatore të MLS-së.

The post VIDEO / Sërish shkëlqen Lionel Mesi, dy gola dhe asist ndaj Nju Jork Sitit appeared first on Alsat.