Liga e Kampionëve, të enjtën në mbrëmjes solli 4 ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së Ligës.
Barcelona fitoi 1-2 në fushën e Njukasëllit duke treguar se mbetet pretendent. Spikat Rashford, i cili shënoi dy gola. Goli i Gordon te “qymyrxhinjtë”, shërbeu vetëm për statistikë.
Mançester Siti mundi 2-0 Napolin. Sfida u komplikua në maksimum për italianët, pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo, në minutën e 20-të. Ndeshja u zgjidh nga Erling Haaland, sakaq më pas shënoi edhe Doku për 2-0.
Në sfidat e tjera, Aintraht Frankfurti mposhti 5-1 Gallatasarain, ndërsa Sporting nuk hasi problemeve ndaj Kairat Almaty, duke triumfuar me 4-1.
The post VIDEO / Super Rashford fundos Njukasëllin, Mançester Siti lehtë fiton ndaj Napolit appeared first on Alsat.
