Pjesa e pare mes Gjermanisë dhe Portugalisë, ndeshje e nisur 10 minuta me vonesë, shkak kushtet atmosferike me shiun e rrëmbyer deri ne breshër, nuk ka prodhuar gola pjesen e pare. Sigurisht, ka pasur disa episode per t’u theksuar si nje tifoz qe tentoi te bente foto me Cristiano Ronaldon dhe i ndalur nga siguria.

Nje simulim nga ana e Pavlovic per te fituar penallti, por edhe pak raste shenimi dhe jo fort shkendija.

SHIKO VIDEON

Nick Woltemade është debutuesi i 17-të në ekipin e Gjermanise nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann. 8 nga 17 debutuesit gjatë marrjes se detyres se trajnerit kanë qenë lojtarë të VfB Stuttgart.

Sakaq, Joshua Kimmich luajti ndeshjen e tij të 100-të për Gjermaninë – ai është lojtari i 14-të që arrin këtë moment historik për kombëtaren e DFB-së.

Gjermania: Ter Stegen; Anton, Tah, Koch; Kimmich, Pavlović, Goretzka, Mittelstädt; Sané, Wirtz; Woltemade.

Portugalia: Diogo Costa; João Neves, Rúben Dias, Inácio, Nuno Mendes; Rúben Neves, Bernardo Silva, Trincão; Bruno Fernandes, Pedro Neto, Cristiano Ronaldo.

The post (VIDEO) Tifozi pushton fushën prej Ronaldos, shiu shtyn ndeshjen! Pavlovic tenton simulimin, Nagelsmann i fiksuar pas… Stuttgartit! appeared first on Telesport.