Videolotaria Kasinos Austria ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsori i përgjithshëm i “Dance Fest 2026”. Këtë vit, festivali sjell artin në skena të shumta, në dy qytete, Shkup dhe Manastir, në periudhën nga 18 prilli deri më 5 maj 2026.
Që nga themelimi i tij në vitin 2005, “Dance Fest” ka ndërtuar dhe afirmuar skenën bashkëkohore të vallëzimit në Maqedoni. I krijuar dhe i udhëhequr artistikisht nga koreografja me famë ndërkombëtare Risima Risimkin, dhe i organizuar nga Qendra Kulturore Interart, festivali është festivali i parë dhe më jetëgjatë ndërkombëtar i këtij lloji në vend.
Ceremonia e hapjes së edicionit të 22-të të “Dance Fest Skopje” do të mbahet më 18 prill 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin Nacional Maqedonas. Mbrëmja gala do të drejtohet nga ylli i Operas së Parisit, Roksan Stojanov, e shoqëruar nga artistë dhe talente të reja të nivelit të lartë. Gjatë eventit do të shpallen fituesit e Garës Nacionale “Roksan Stojanov”, çmim që është nën patronazhin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Qendra Kulturore Interart shpreh mirënjohje të sinqertë për Videolotaria Kasinos Austria për besimin dhe mbështetjen: “Me mbështetjen e Videolotarisë Kasinos Austria, festivali merr një shtysë shtesë për zhvillim, duke mundësuar realizimin e prodhimeve më të mira dhe duke mbështetur brezat e rinj të artistëve. Shpresojmë që ky partneritet të hedhë themelet për bashkëpunim afatgjatë, që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e përbashkët të mundësive të reja në vallëzimin bashkëkohor.”
Mbështetja për projektet kulturore është një segment i rëndësishëm i strategjisë korporative të Videolotaria Kasinos Austria. Si kompani, ne besojmë se kultura është një nxitës i bukurisë, frymëzimit, spiritualitetit dhe bashkimit, vlera që pasurojnë komunitetin dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.
The post Videolotaria Kasinos Austria sponsor i përgjithshëm i “Dance Fest 2026” appeared first on Alsat.
