“Do të thyejë rekordin e Gigi Rivas”. Me këtë parashikim, Christian Vieri ka promovuar të ardhmen e Francesco Pio Espositos me kombëtaren italiane. Sulmuesi i Interit ka arritur tashmë 7 gola me Italinë, duke u bërë i dyti më i ri në histori që e arrin këtë shifër.
Vetëm Giuseppe Meazza ishte më i hershëm; e arriti kuotën e 7 golave në moshën 20 vjeç e 155 ditë, më 25 janar 1931, madje në atë ndeshje ndaj Francës shënoi tre gola dhe shkoi menjëherë në kuotën 9. Esposito e ka arritur këtë shifër në moshën 21 vjeç e 99 ditë.
Gigi Riva mbetet më i shpejtë për nga ndeshjet; kur shënoi golin e shtatë ishte 23 vjeç, 7 muaj e 3 ditë, por iu deshën vetëm 7 ndeshje, kundrejt 13 të Espositos.
Në renditjen historike të golashënuesve të Italisë, Riva kryeson me vetëm 35 gola, përpara Meazza (33) dhe Piola (30). Del Piero dhe Baggio kanë nga 27, Vieri 23, ndërsa Totti 9.
Shifrat duken modeste krahasuar me kombëtaret e tjera: Cristiano Ronaldo ka 146 gola me Portugalinë, Messi 126 me Argjentinën, Kane 91 me Anglinë dhe Neymar 80 me Brazilin.
The post Vieri promovon Espositon: Do ta thyejë rekordin e Gigi Rivas me kombëtaren italiane appeared first on Telesport.
