Gazetare: Arta Kalisi

Një 66 vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga Ethet e Nilit Perëndimor. Me këtë numri i viktimave në total arrin në 9. Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana tha se 66 vjeçari kishte pasqyrë të rëndë klinike.

“Pacienti ishte gjithsej 28 ditë i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendej në repartin për trajtim intensiv edhe përkrah të gjithë masave të ndërmarra nga stafi mjekësor i kujdesit intensiv, rasti përfundoj me vdekje.” – Fadil Cana-Drejtor i Klinikës Infektive

Aktualisht në Klinikën Infektive ndodhen 11 pacientë, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.

“Momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 11 pacientë, në të cilin 10 pacientë janë në repartin për neuroinfeksione dhe një person është në repartin për trajtim intensiv dhe është në gjendje kritike shëndetësore’.’ – Fadil Cana-Drejtor i Klinikës Infektive

Pavarësisht rasteve të reja dhe viktimës së fundit, Cana thotë se situata pritet të qetësohet me uljen e temperaturave. Deri më tani numri i të prekurve nga Ethet e Nilit Perëndimor është 66. Shkupi kryeson listën me numrin më të lartë të të infektuarve është, ndërsa ka raste edhe në Kumanovë, Saraj dhe Sveti Nikollë./Alsat.mk

The post Viktima e 9-të nga Ethet e Nilit Perëndimor, 66-vjeçari nga Kumanova humb jetën appeared first on Alsat.