Lojtari më i mirë i kampionit të ri të NBA-së, Shai Gjilxheous-Aleksander, në moshën 26-vjeçare, tashmë e ka siguruar vendin e tij midis legjendave të basketbollit.

Ai arriti një sukses historik, duke fituar katër trofetë më të rëndësishëm që një basketbollist mund të fitojë në një sezon: titullin e kampionit, MVP-në e ligës, MVP-në e finales dhe trofeun si shënuesi më i mirë. Gjilxheous-Aleksander përfundoi sezonin si shënuesi më i mirë me mesatare 32.7 pikë për ndeshje, ndërsa mori çmimin MVP, duke regjistruar edhe pesë kërcime e 6.4 asistime mesatarisht.

Në serinë finale ndaj Indiana Pejsers, ku Oklahoma Siti fitoi me 4-3 në fitore, ai realizoi mesatarisht 30.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 5.6 asistime për ndeshje. Në ndeshjen e shtatë vendimtare, SGA shkëlqeu me 29 pikë, 5 kërcime dhe 12 asistime, duke udhëhequr ekipin drejt titullit.

Para tij, vetëm Majkëll Xhordan, Karim Abdul-Xhabar dhe Shekill O’Nill e kanë arritur këtë sukses të katërfishtë në një sezon.

The post Vit spektakolar me katër trofe, vetëm 3 legjenda e kanë arritur suksesin e tij appeared first on Alsat.