Duke folur në Pekin gjatë ceremonisë së përurimit të Qendrës Kërkimore për Ndërtimin e një Bashkësie me një të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin,ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha se krijimi i bashkësisë me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është përgjigjja e Kinës ndaj pyetjes “çfarë lloj bote duam të ndërtojmë dhe si ta ndërtojmë atë” dhe ka vlerë të jashtëzakonshme teorike, rëndësi të madhe për epokën e ndikim të gjerë global.

Vizioni i bashkësisë me të ardhme të përbashkët për njerëzimin pasqyron traditat e shkëlqyera të kulturës kineze, dëshmon fuqinë e teorive shkencore dhe shtjellon qëndrimin e Kinës përballë ndryshimeve të papara në një shekull, vuri në dukje ai.

“Aktualisht, dhjetëra vende e rajone kanë punuar me Kinën për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët në forma të ndryshme,” tha Wang, duke shtuar se ky koncept është shkruar në shumë rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e në dokumente shumëpalëshe.