Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së katërt në Abissnet Superiore, Teuta-Vllaznia, e luajtur në “Niko Dovana”, e cila registroi shifrat 1-1.
Goli i shkodranëve ërdhi në minutën e 24-të, pas një aksioni model dhe në fund ishte goditja plot klas e Esat Malës në kufijtë e zonës së rreptësisë, që përfundoi në rrjetë.
Në këtë sfidë nuk munguan kartonët e shumtë të verdhë, por në minutat e fundit shkodranët u ndëshkuan edhe me karton të kuq. Erdenis Gurishta la fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë. Barazimi i durrëskave erdhi me Mario Beshiraj në minutën e 90+5. Rezultati final 1-1.
Më poshtë gjeni renditjen në Superiore, pas 4 javëve të para.

The post Vllaznia “dorëzohet” në shtesë, Teuta i shpëton humbjes në frymën e fundit appeared first on Telesport.
