Një vrasje është raportuar në fshatin Bojanë të Komunës së Sarajit, raporton Zyrtare.
Sipas informacioneve jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në zonë malore, ndërsa viktima dyshohet se është qëlluar për vdekje në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe prokurorisë, të cilat po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të rastit.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo autorin e mundshëm.
