I dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X foto nga mbërritja në Moskë e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
“Mirë se vini në Moskë, paqebërësit Steve Witkoff dhe Jared Kushner!”, shkroi Dmitriev, duke shoqëruar postimin me pamjet nga aeroporti.
Witkoff dhe Kushner kanë mbërritur në Moskë të shtunën, në kuadër të përpjekjeve për të rigjallëruar bisedimet e paqes për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas mediave amerikane, të dërguarit pritet të zhvillojnë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme. Ata pritet të takohen gjithashtu me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Vizita zhvillohet në një kohë kur negociatat për paqen kanë ngecur dhe ende nuk ka një rrugë të qartë drejt përfundimit të konfliktit.
