Lamine Yamal nuk e ka fshehur dot zemërimin me shtypin spanjoll, pas barazimit 0-0 ndaj Cape Verde në ndeshjen e parë në grup. Menjëherë pas ndeshjes, por edhe ditët në vijim, Spanja ka marrë kritika të shumta.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Lamine Yamal, sepse sipas tij ishte vetëm ndeshja e parë në grup dhe nuk tregon asgjë.
“Ju gazetarët, e keni me nxitim të madh për të kryer punën tuaj. Jemi vetëm në xhiron e parë të ndeshjeve. Spanja mori një pikë, Portugalia gjithashtu, Argjentina fitoi 3-0, Franca fitoi 3-1… Dhe ju tashmë mendoni se Franca dhe Argjentina do të arrijnë në finale, vetëm se fituan ndeshjet e tyra të para në grup?
Thjesht nuk e kuptoj. Në vend që t’i shijoni ndeshjet, duhet të nxirrni menjëherë përfundime. Për shumë media e gazetarë, Spanja është në një gjendje të tmerrshme tani, por ata që e njohin vërtet futbollin e kuptojnë se nuk është kështu”, tha Yamal në intervistë të fundit për El Pais.
The post Yamal acarohet pak para ndeshjes ndaj Arabisë Saudite: Argjentina fitoi 3-0, Franca 3-1. Dhe ju mendoni se ato do të arrijnë në finale? appeared first on Telesport.
