Me dy gola dhe 3 asistime në 7 ndeshjet e para sezonale me Bayern Munich, mesfushori Serge Gnabry e ka nisur me këmbën e djathtë. Ai po paraqitet mirë pavarësisht konkurrencës së fortë që u krijua me merkaton e verës dhe ardhjes së një trajneri të ri.
Megjithatë, edhe pse merkato e verës ishte e mbyllur, spekulimet për të ardhmen e anësorit gjerman nuk mbaruan asnjëherë. Nga Anglia, ku dhe u përfol se mund të transferohej, pas ndeshjes së humbur ndaj Aston Villas, 29-vjeçari sqaroi gjithçka.
“Nuk doja të largohesha nga Bayern. Kam ende edhe dy vite në kontratën time këtu, ndaj nuk e kam menduar ende të ardhmen time”, u shpreh Gnabry për mediat.
“Për fat të keq, thashethemet për transferime janë të shpeshta në klubin tonë dhe kjo është pak e sikletshme për ne lojtarët. Unë vjet pata një sezon të vështirë, me disa dëmtime, por mendoj se tashmë ato janë lënë pas dhe po paraqitem mirë”, tha Gnabry.
The post Ylli i Bayern: Nuk doja të largohesha nga ekipi, kam ende edhe dy vite kontratë appeared first on Telesport.