Dëmtimi i Frenkie de Jong, që do ta mbajë jashtë për të paktën 5-6 muaj, e detyron Barcelonën të ndërhyjë në merkato, për të gjetur një zëvendësues të denjë për mesfushorin holandez.

Megjithatë, zgjidhja për Barcelonën mund të vijë nga Gjermania dhe mund të jetë pa kosto. Matteo Moretto zbulon se Leon Goretzka i është vetëofruar Barcelonës, për një transferim falas këtë verë.

Mesfushorit gjerman i skadoi kontrata me Bayern në fund të qershorit të këtij viti dhe nuk pati një rinovim, ndaj ai do të largohet falas. Barcelona mund të jetë destinacioni i duhur për Goretzka, duke ditur edhe marrëdhënien e mirë që mesfushori gjerman ka me Hansi Flick, më të cilin ka punuar te Bayern dhe Gjermania.

Sipas raportimit në fjalë, Flick ka dhënë miratimin e tij për transferimin e Goretzka.

The post Ylli i Gjermanisë i vetëofrohet Barcelonës, Flick jep pëlqimin për transferimin e tij appeared first on Telesport.