Michael Kayode ka bërë një super sezon me Brentford në Premier League, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Mbrojtësi i djathtë italian ka përfunduar në radarin e Milanit, Juventusit dhe PSG-së.

Sipas Calciomercato.it, Brentford e vlerëson italianin midis 35 dhe 40 milionë euro, një shifër që përbën një sfidë të konsiderueshme si për Milanin ashtu edhe për Juventusin, duke ditur se asnjë nga të dy klubet nuk do të luajë në Champions League në sezonin e ri. Për PSG-në, nuk është aspak problem një shifër e tillë.

Megjithatë, dëshira e Kayode është të qëndrojë në Angli dhe të vazhdojë zhvillimin e tij në Premier League. Rikthimi në Serie A shihet vetëm si një opsion rezervë.

The post Ylli italian i Premier League në radarin e Milanit, Juventusit dhe PSG-së. Vetë lojtari ka një dëshirë tjetër appeared first on Telesport.