Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Serbinë për herë të parë, më 8 gusht. 

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë është paralajmëruar se Zelensky do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. 

Ndërkaq, siç ka shkruar agjencia AFP, një zyrtar i lartë ukrainas e ka përshkruar këtë vizitë si “sulm simbolik” ndaj Moskës.

Serbia tashmë është e ditur se ka qëndrim prorus. Ajo ka refuzuar t’u bashkohet nismave që të sanksionojë Rusinë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. Megjithatë, publikisht liderët serbë kanë thënë se “e njohin integritetin territorial rus”.

Zelensky ishte paralajmëruar për vizitë në Serbi edhe në maj, por atë kohë Beogradin e pati vizituar kryeministri Taras Kaçka.