Eliminimi nga Champions League djeg shumë te Lyon. Humbja 2-1 kundër Fenerbahçes në ndeshjen e dytë të playoff-eve vulosi lamtumirën e klubit francez nga kompeticioni kryesor për klubeve në Europë dhe e lë Paulo Fonsecan nën presion.

Trajneri portugez është kritikuar ashpër, veçanërisht për menaxhimin e zëvendësimeve, të cilat disa vëzhgues menduan se erdhën shumë vonë për të ndryshuar momentin e ndeshjes. Një pyetje mbi këtë temë në konferencën për shtyp e bëri trajnerin e OL të humbiste durimin.

“Është gjithmonë e njëjta pyetje. Jam mësuar tani. Në fund të ndeshjes, është e lehtë të flasësh për zëvendësimet. Gjithmonë e njëjta gjë”, u përgjigj Fonseca, përpara se të shtonte me sarkazëm të dukshëm: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jam një trajner m**i. Ky është shpjegimi.”

Fonseca tani do të duhet të rikthehet shpejt në rrugën e duhur, duke synuar të rivendosë qetësinë dhe të përqendrohet në kampionat. Ish-trajneri i Romës dhe Milanit pranoi mundësinë e largimeve të mëtejshme:

“Unë jam trajneri, por e kuptoj situatën. Champions ishte shumë e rëndësishme të vazhdonim me të njëjtët lojtarë. Ndoshta tani do të na duhet të shesim. Ky është realiteti”.

The post “Zëvendësimet?”, Fonseca pas eliminimit: Ndoshta jam një trajner m**i appeared first on Telesport.