Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës janë zhvilluar dhe përfunduar në mënyrë të rregullt, pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe pa asnjë incident.

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë gjithë ditës kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjes së një gjendjeje të favorshme të sigurisë./TV21