Juventus ka marrë barazimin e dytë rresht, duke mos shkuar më shumë se shifrat 1-1 ndaj Atalantës, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e pestë të Serie A.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në avantazhin e Atalantës 0-1. Kamaldeen Sulemana shënoi një gol shumë të bukur në minutat shtesë të pjesës së parë, duke përfituar nga një pavëmendje dhe humbje topi nga bardhezinjtë.
23-vjeçari Kamaldeen Sulemana u transferua në merkaton e verës së fundit nga Southampton për 17 milionë euro dhe ky është goli i dytë për të me fanellën e Atalantës.
Në minutën e 64-të, ishte radha e Edon Zhegrovës për t’u futur në fushë në vend të Lois Openda. Ylli i Kosovës pati një paraqitje shumë të mirë. Goli i barazimit nga bardhezinjtë do të vinte në minutën e 78-të, ku i sapo futuri në fushë, mbrojtësi kolumbian Juan Cabral, barazoi shifrat pas një gafe të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë, Odilon Kossounou, i cili doli huq në tentativën për të larguar topin. Ishte fillimisht Edon Zhegrova që bëri një lëvizje të bukur dhe pasoi për Joao Mario-n, ky i fundit krosoi në zonë, nga ku erdhi goli i barazimit.
Në minutën e 80-të, kapiteni Marten de Roon lë Atalantën me 10 lojtarë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Weston McKennie. Pavarësisht se ishte me një lojtar më shumë në minutat e mbetura, Juventusi nuk arriti të gjente golin e avantazhit. Shifra mbyllet 1-1.
Përsa i përket Berat Gjimshitit, mbrojtësi kuqezi bëri një paraqitje dinjitoze, por gjë e zakonshme tashmë për të.
The post Zhegrova jep “shkëndijat” e para, Juventus nuk merr më shumë se 1 pikë ndaj Atalantës (video) appeared first on Telesport.