Në konferencën për shtyp para ndeshjes se nesërme ndaj Belgjikës në “Stade de France”, trajneri i “Gjelave”, Zinedine Zidane, u ndal pak më gjatë te Michael Olise, duke treguar anën tjetër jashtë fushës së lojës së anësorit francez.

“Ai është i rezervuar dhe paksa i turpshëm jashtë fushe, por kjo është në rregull, sepse në fushë nuk është aspak i tillë. Në fakt, ai është një lider i lindur falë stilit të tij të lojës.

Ai e shfaq gjithë talentin e tij me topin në këmbë. Olise e ka konsoliduar pozicionin e tij këtu prej kohësh dhe po tregon një nivel të shkëlqyer me klubin e tij”, tha Zidane.

Në fakt, asgjë nga këto që tha Zidane nuk është befasi për ata që e ndjekin Olise-n. Rezervimi i tij ndaj mediave është i njohur, ai flet rrallë publikisht dhe refuzon çdo dalje shtesë.

The post Zidane tregon anën tjetër të Olise: Jashtë fushës së lojës është i turpshëm, por… appeared first on Telesport.