
Policia jep detaje rreth zjarrit në një shtëpi në Kozle të Shkupit, i cili shqetësoi banorët e Shkupit në mes të natës, transmeton FaktiDiotor.info
– Më 23.09.2025 në orën 01:48, është raportuar se në rrugën “Yurij Gagarin” në Shkup ka shpërthyer zjarr, i cili ka përfshirë tre shtëpi dhe një dhomë ndihmëse në pronësi të M.B. (73), I.S. (41) dhe M.A. (53), të gjithë nga Shkupi. Nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, njoftoi Ministria e Brendshme.
Inspektimi do të kryhet nga një ekip inspektimi nga SVR Shkup.
