“Edhe katër vite të tjera me sukses të plotë. Jemi të kënaqur të njoftojmë se Max ka nënshkruar një zgjatje kontrate me ekipin e Red Bull Racing deri në fund të vitit 2030”.

Pra, pas shumë thashethemesh në lidhje me të ardhmen e 4 herë kampionit të botës në Formula 1, Verstappen ka vendosur të qëndrojë. Madje duke rinovuar me skuadrën e tij të zemrës.

Këtë vit, holandezi kishte shprehur disa herë pakënaqësitë e tij në lidhje me makinën apo edhe vetë ndryshimet e rregullores. Madje kishte hedhur dyshime për një largim nga sporti.

The post Zyrtare! Nuk ka lamtumirë, Max Verstappen rinovon kontratën me Red Bull deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.