Myrto Uzuni duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi theu një javë më parë rekordin si golashënuesi më i mirë i huaj në Historinë e Granadas, këtë mbrëmjen ka realizuar një tripletë, duke u bërë kryegolashënuesi i La Liga 2 në Spanjë.

Uzuni realizoi truipletë përballë Kartagjenës.

29-vjeçari shkon në kuotën e 14-golave në këtë edicion, në 17 sfida ku është impenjuar. Ky është sezoni i katërt me fanellën e Granadës, teksa më parë është aktivizuar për Lokomotivën e Zagrebit dhe Ferencvaros.