Policia po vazhdon aksionet për shkatërrimin e grupeve kriminale. Aksione dhe kontrolle janë duke bërë edhe sot në disa lokacione të ndryshme, në kuadër të operacionit policor nga Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për MIA-n se janë kryer bastisje në disa lokacione dhe se për momentin vazhdohet me një pjesë të bastisjeve. Mësohet se në Haraçinë është konfiskuar një armë automatike dhe aktualisht po kryhen kontrolle në disa pjesë të Shkupit në një tjetër aksion policor. Më shumë informacione paralajmërojnë pas përfundimit të hetimit.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave të dyshuar për vrasje, bashkim kriminal, zhvatje.

Kujtojmë se dy ditë më pare Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se aksioni policor nuk ka përfunduar dhe se do të kryhet në ditët në vijim. Sipas MPB-së, më shumë informata do të jepen pas përfundimit të aksionit.