Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ishjte një nga golashënuesit e fitores 3-0 që Real Madrid arriti ndaj Pachuca, në finalen e Kupës Interkontinentale. Ai realizoi golin e tretë me penallti, ndërkohë që kishte dhënë edhe një asist për Mbappe.

Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe trofeun, si atë të Kupës Interkontinentale ashtu dhe atë të Lojtarit më të Mirë nga FIFA. Është një trofe që të gjithë ne lojtarët e dëshirojmë”, tha Vinicius.

Sezonin e kaluar arrita të fitoj shumë tituj dhe të bëj mirë. Gjithmonë them se nuk janë vetëm golat apo trofetë e mi. Janë shokët e skuadrës ata që më ndihmojnë në fushë, trajneri, presidenti, stafi… të gjithë janë të rëndësishëm që ne të triumfojmë”, tha braziliani.

Duke folur për trajnerin Carlo Ancelotti, që korri suksesin e 15-të me “los blancos”, sulmuesi tha: “Ancelotti është i jashtëzakonshëm. Është një trajner që bën gjithçka në mënyrë perfekte, ai e meriton

“.

Në fund, edhe një koment për faktin se shënuan të gjithë sulmuesit. “Le të shpresojmë se mund të vazhdojmë kështu, të shënojmë të tre dhe të fitojmë normalisht. Tani na pret ndeshja e fundit në shtëpi me tifozët dhe kupat”.

The post Vinicius: I lumtur për dy trofe në dy ditë, Ancelotti është trajneri që bën gjithçka në mënyrë përfekte appeared first on Telesport.