Lidhjs Social Demokrate nëpërmjet një konference për media ka kërkuar dëroheqjen e anëtares të KSHPK-së Cveta Ristovska, transmeton TV21. Nga LSDM kërkojnë dorëheqjen, për shkak se siç thonë ka konflikt interesi dhe se kërcënohet kredibiliteti i KSHPK-së.

“LSDM kërkon urgjentisht dorëheqjen e Cveta Ristovska nga KSHPK, për shkak të konfliktit të interesit që kërcënon kredibilitetin e KSHPK, Tërheqjen dhe rishqyrtim të vendimit për rastin e diplomës së drejtorit të ASK-së. Sqarim për çështjen e parregullsive të mundshme në analizën e Inspektoratit Shtetëror Arsimor. Institucionet duhet të punojnë në interes të qytetarëve me integritetin më të lartë. Konfliktet e interesit, manipulimet dhe abuzimet duhet të sanksionohen. Prandaj, kërkojmë masa urgjente dhe konkrete të cilat do të kthejnë besimin e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.