Napoli merr fitoren e pestë radhazi dhe vazhdon kryesimin e tabelës në Serie A. Djemtë e Conte-s fituan sonte 2-0 në fushën e tyre ndaj Verona-s.
Ndeshja u zhbllokua që në minutat e para, Di Lorenzo me një goditje potente godet shtyllën dhe topi përplaset me portierin e miqve Montipo dhe përfundon në rrjetë.
Goli i dytë i takimit dhe i qetësisë për Napolin erdhi në minutën e 60′, me anë të Anguissa-s. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të veçantë.
Me këtë fitore, Napoli mban vendin e parë me 47 pikë në 20 ndeshje, ka 4 pikë më shumë se Interit, po ekipi i Inzaghit ka dy ndeshje më pak të luajtura.
The post Napoli i Conte-s kalon pa probleme Verona-n dhe ruan vendin e parë appeared first on Telesport.

