Santos nuk dorëzohet, klubi brazilian ka një ëndërr të madhe: të rikthejë Neymar Jr në shtëpi. Sipas portalit “Ge Globo”, nuk janë ndërprerë bisedimet me përfaqësuesit e ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së.
Mësohet se Santos ka bërë përparime në negociatat për ta kthyer “djalin e humbur” me fanellën bardhezi, duke e larguar njëherë e përgjithmonë nga Arabia Saudite dhe Al-Hilal. Për ta bindur Neymarin, klubi ka krijuar një video me inteligjencë artificiale ku përdoret zëri i legjendës Pelé, që i kërkon atij të kthehet atje ku është dashur gjithmonë.
Sipas “Ge Globo”, videoja e ka emocionuar thellësisht babanë dhe agjentin e Neymarit. Tifozët e Santosit mezi presin ta “përqafojnë” me dashuri. Klubi po punon për një marrëveshje huazimi 6-mujor me Al-Hilal, për shkak të vështirësive të transferimit të plotë dhe kontratës së Neymarit, që është e vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Synimi është t’i ofrohet lojtarit 32-vjeçar hapësira e nevojshme për të rikuperuar formën dhe për të qenë gati për Botërorin 2026. Ndërkohë, “Chicago Fire” vazhdon presionin për të siguruar shërbimet e tij.
The post Neymar i adhuruar te Santosi, videoja prekëse me zërin e Pelé fut në mendime babanë-agjent appeared first on Telesport.
