Lojtari me prejardhje nga Shkupi, Enis Bardhi sot ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Bodrumspor, njofton ekipi në rrjetin social Instagram.

“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor. Mirë se erdhe në familjen tonë Bardhi!”, ka shkruar Bodrumspor.