Napoli dhe Inter duket se nuk kanë rivalë në luftën për titull dhe duken se do të luftojnë deri në fund për të fituar kampionatin.
Një ish-trajner i dy skuadrave si Rafa Benitez foli për këtë gjatë intervistës së dhënë për La Gazzetta dello Sport:
“Jam i lumtur që i janë aty lart, mund të thuash se është bërë një kampionat me dy skuadra, edhe nëse Atalanta ka ende shansin për t’u rikthyer”.
Napoli ka fituar 7 ndeshje radhazi.
“Dhe vetëm kjo do të mjaftonte për të marrë një ide për forcën e tyre. Të ekipit dhe të Conte. Duke hyrë në një seri ndeshjesh shumë të vështira, ata dolën me dy përmbysje të pabesueshme.
“Nuk luajnë në Europë? Vërtetë, lodhesh duke luajtur çdo tri ditë të, por ndeshjet bëhen një aspekt stërvitor dhe si të tilla trajnerët dinë t’i shfrytëzojnë.
“Një trajner si Conte do të ishte i lumtur të kishte edhe Champions League… Nuk është faji i tij nëse nuk e ka atë”.
Në fillim të marsit luhet Napoli-Inter.
“Unë dyshoj se nuk do të marrim një vendim me atë ndeshje. Do të jetë argëtuese, do të mbajmë frymën.
“Por Lukaku është rikthyer me forcë dhe kjo është një vlerë e madhe për Conten. Megjithatë, Interi po rizbulon Lautaron… Në përgjithësi, të dy gllabërojnë ndeshjet”.
The post “Kam një dyshim për Napoli-Inter”, Benitez: Ja çfarë do të donte Conte appeared first on Telesport.
