Një paraqitje dinjitoze për çmimin MVP nga Marcus Thuram kundër Fiorentina. Sulmuesi francez shënoi golin e barazimit dhe më pas fitoi një penallti, të cilën Zielinski e shndërroi në gol për t’i dhënë Inter fitoren 2-1 në shtesë.
Pas golit të tij të barazimit, Thuram festoi në stilin e Lautaro Martínez: “Një ndeshje mund ta fitosh edhe në momentet e fundit. Ne jemi gjithmonë të aftë për të fituar në fund, pasi një ndeshje është një proces i gjatë”.
“Festova si Lautaro sepse zakonisht është ai që shënon gola në minutat e fundit të ndeshjes. Gjithsesi, ishte një fitore e madhe me përmbysje, pasi morëm 3 pikë të arta që na mbajnë në krye të renditjes”, tha Marcus Thuram.
The post “Festova si Lautaro pasi ai është golashënuesi i minutave të fundit, të lumtur për fitoren” appeared first on Telesport.
