Katalanasja Sport raporton se Barcelona dhe Al-Ittihad janë shumë pranë zyrtarizimit të marrvëshjes për transferimin e Unai Hernandez drejt Arabisë Saudite për një shifër rreth 4-5 milionë euro.
Dy klubet kanë nisur bsiedimet gjatë kohës kur Barcelona ishte në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, por finalizimi i marrëveshjes do të bëhet shumë shpejt brenda këtyre ditëve.
Unai Hernandez është një nga lojtarët më të dalluar të dalë nga ‘La Masia’, por Barcelona po e “sakrifikon” të riun spanjoll për të hapur rrugën për transferimin e Marcus Rashford.
Pengesa që ka hasur Barcelona për transferimin e sulmuesit anglez ishte se duhej të gjenin një limit prej gjashtë milionë eurosh në kufirin e tyre të pagave. Unai Hernandez është një mesfushor shumë premtues që mbulon disa role në fushë dhe kjo e ka shtyrë klubin saudit të kërkojë transferimin e tij.
The post Barcelona sakrifikon një nga yjet e dalë nga ‘La Masia’ për t’i hapur rrugën transferimit të Rashford appeared first on Telesport.
