Francisco Conceição doli në konferencë për shtyp në prag të Juventus-Benfica, ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:45.

Cilat janë pikat e forta të Benfica?
Duam të përqendrohemi te vetja jonë. E dimë forcën e tyre, por fokusi ynë mbetet te puna jonë.

Si është gjendja e skuadrës?
Sigurisht që nuk i pëlqen askujt të humbasë, veçanërisht te Juventusi. Po vazhdojmë të punojmë fort për t’u rikthyer në nivele të larta, sidomos përpara tifozëve tanë në shtëpi.

Sa të motivon konkurrenca?
Niveli i konkurrencës brenda skuadrës na shtyn të japim maksimumin çdo ditë. Duam të tregojmë aftësitë tona dhe kjo është ndihmë e madhe për të gjithë grupin.

Çfarë i ke thënë Veiga?
Kur mësova se mund të vinte te Juve, e telefonova për t’i thënë se do t’i bashkohej një klubi të madh. U përpoqa ta bindja, sepse jam i sigurt se mund të na ndihmojë shumë.

Nuk ke shënuar kurrë kundër Benfica…
Po, është e vërtetë, shpresoj ta ndryshoj këtë fakt. Sidoqoftë, më i rëndësishëm është rezultati i skuadrës.

Kush ka më shumë shanse për të fituar?
Janë dy klube që gjithmonë synojnë fitoren. Është normale që, kur ke rezultate negative, lindin spekulime. Ne po punojmë çdo ditë, po përmirësohemi dhe fitoret do të vijnë.

Çfarë të kërkon më shumë trajneri?
Po përpiqem t’i vë cilësitë e mia në shërbim të skuadrës. Bëj lojën time, duke respektuar udhëzimet e trajnerit. Dua të përmirësohem çdo ditë dhe ta ndihmoj grupin.

Çfarë mendon për futbollin italian?
Serie A është shumë më konkurruese se kampionati portugez. Çdo skuadër këtu ka cilësitë e saj. Po punoj të përmirësohem çdo ditë, sepse ndiej që gjithmonë mund të jap më shumë.

A keni mësuar diçka nga humbja ndaj Napolit?
Po, edhe nga rezultatet negative mund të nxirren mësime. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë. Asnjë skuadër nuk ka luajtur aq mirë në fushën e Napolit, por e dimë se çfarë vlejnë, tri pikët. Ka gjithmonë aspekte pozitive për t’u mësuar edhe nga humbjet.

Di Maria është model për ty? A je i bindur të qëndrosh te Juve?
Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua ta ndihmoj klubin dhe jam i lumtur këtu. Për të ardhmen iu lë hapësirë atyre që merren me këto çështje. Sa për Di Maria, ai nuk është model vetëm për mua, por për të gjithë. Unë përpiqem të mësoj nga lojtarët më të mirë.

The post Conceição synon ta prishë “agjërimin” ndaj Benfica: Askujt nuk i pëlqen të humbasë, veçanërisht te Juventusi appeared first on Telesport.