Sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez është i mërzitur që është ndaluar të flasë me Al-Nassr këtë muaj.

Klubi i CR7 arriti një marrëveshje për ish-sulmuesin e Aston Villa, Jhon Duran të premten për 80 milionë euro.

Sidoqoftë, sauditët shkuan te Duran vetëm pasi u refuzuan nga Liverpool për Nunez në fillim të këtij muaji.

Al-Nassr kishte ofruar 70 milionë sterlina për sulmuesin, sipas The Sun, por Liverpool refuzoi të negocionte.

Dhe qëndrimi i tyre e ka mërzitur uruguaianin Nunez, i cili është i pakënaqur për mungesën e minutave nën drejtimin e Arne Slot këtë sezon.

The post U refuzua oferta 70 milionëshe, Nunez i mërzitur me Liverpool-in appeared first on Telesport.